Postby Michael » 2017-12-23, 10:23
S’paskam parë këtë temë deri tani! Veçse duke menduar mirë, gjatë katër pesë muajve të fundit s’kam vizituar Unilang-un po aq rregullisht sa më përpara.
Para se të vazhdoj, sugjeroj të ndryshosh emrin e temës për “Loja e përkthimeve”—rrjedhorja e pashquar (=the indefinite ablative) nuk përdoret pas një emri të shquar, prandaj duhet të përdorim gjinoren [e shquar] (=the [definite] genitive) në këtë rast. Atëherë…
Nuk dua që të ringjallem kurrë më!
Those who fail to learn from the mistakes of their predecessors are destined to repeat them.